×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Terrorizohet Durrësi: Një burrë futet me kallash në qendër të votimit

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 10:33

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një person ka hyrë me armën më qendrën e votimit dhe ka kërcënuar komisionerët dhe ka thyer kutitë e votimit.


    Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media ku është njoftuar si i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar një kallashnikov.

    Njoftimi i policisë:

    Hyn me armë në qendër të votimit, kërcënon komisionerët, thyen kutinë e votimit, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

    Policia i sekuestron edhe një armë zjarri kallashnikov.

    Në datë 30.06.2019, rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

    Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

    Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!