×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Befasohet Shqipëria: Ani pse zgjedhjet u bojkotuan nga opozita, pjesëmarrja është e lartë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 11:38

    Sipas te dhënave te deri tanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00, 12% e popullatës kanë votuar, shkruan Reporteri.net


    Kjo pjesëmarrje po konsiderohet e kënaqshme edhe më e lartë se në zgjedhjet e kaluara duke pasur parasysh që opozita ka bojkotuar zgjedhjet në 27 komuna.

    KQZ ka informuar se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

    Njoftimi i KQZ-së i plotë:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

    Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

    Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.

    Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!