Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të dy konduktorëve të Sharr Travelit.
Në raport theksohet se viktimat në momentin kritik kishin zbritur nga autobusi dhe ishin duke e kaluar rrugën nga njëra trase në tjetrën dhe kanë rënë në humnerë. Si pasojë e kësaj, viktimat kanë vdekur në vend.
“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie) në urën me nr. 11 në autostradë kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.