Arsim Gashi, gjinekolog në kujdesin parësor shëndetësor të komunës së Prishtinës, dyshohet se ka sulmuar profesoreshën e mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovcin.
Rasti ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë rreth orës 14:30. Ai dyshohet se e ka sulmuar profesoreshën, pasi ia kishte rrëzuar djalin nga provimi.
Por, ky duket se s’është incidenti i vetëm, ku është përfshirë Gashi.
Gazetari Bujar Vitija ka thënë se Gashi ka edhe raste të tjera për të cilat është e njoftuar policia.
“Ne vitin 2017 suspendohet nga puna ne QMF per shkak te ankesave te qytetareve. Per kete shkak e kishte sulmuar dhe kercenuar me vdekje ish-drejtorin e Shendetesise ne komunen e Prishtines Arben Vitia.
Ne vitin 2020 arrestohet nga Policia per abort te jashteligjshem tek nje 13-vjeçare e dhunuar nga 2 persona ne Gjilan.
Ne vitin 2022 grushton profesoreshen Hatixhe Latifi-Pupovci, pasi ia rrezoi djalin nga provimi”, ka shkruar Vitia./Reporteri.net