×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani, do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 19:01

    Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani me ftesë të Presidentit Gitanas Nausėda. Kështu ka njoftuar Zyra për Informim e Presidentes, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. 

    Gjatë vizitës së saj në Lituani, Presidentja Osmani do të takojë udhëheqës të lartë shtetërorë, ndërsa do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutohet për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

    “Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

    Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, njofton Zyra e Presidentes.

    “Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

    E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!