Ekipi i televizionit kinez Phoenix kanë regjistruar momentin e shkatërrimit të një tanku rus, gjashtë kilometra larg korridorit humanitar në Mariupol. Gazetarët raportuan shkatërrimin e tankut rus gjatë lëvizjes së tyre nga Ukraina lindore në Mariupol më 6 maj.
Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Azovstal. Në fakt, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dhjetëra pjesë të tankut u hodhën lart në ajër. Nuk dihet ende se sa ushtarë rusë u vranë në shpërthim dhe nuk dihet nëse sulmi ishte nga toka apo nga ajri.
Kujtojmë se sot u bë e ditur se një nga tanket më të avancuara të ushtrisë ruse u shkatërrua nga forcat ukrainase, duke përdorur një armë portative antitank relativisht të lirë, të prodhimit suedez, Carl Gustaf 8.4 cm. Incidenti ndodhi në rajonin më të madh të Kharkiv. Në këtë rajon ukrainasit kanë rimarrë disa zona. /abcnews/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.