×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Statistikat: Për 6 muaj mbi dy milionë turistë hyjnë në Shqipëri

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 17:19

    Sipas statistikave, në gjashtëmujorin e fundit janë regjistruar 2.13 milionë qytetarë nga e gjithë bota, të cilët kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, ose 11.3% krahasuar më tepër, me vitin 2018.


    Nga kjo shifër janë deklaruar se 817,009 persona, 40% më tepër se në vitin 2019, të cilët janë turistë të huaj, nga vende të ndryshme të botës.

    Muaji që shënoi rritje ishte ai i qershorit, ku u regjistruan 630,334 të huaj, të ardhur në Republikën e Shqipërisë, ose 27% më tepër krahasuar me muajin qershor, të vitit 2018.

    Nga kjo shifër 57% e tyre u deklaruan turistë dhe në krahasim me muajin qershor, të vitit 2018 ka pasur një rritje me 44%./TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!