×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është shteti i cili nga 9 qershori do i dhurojë familjeve një milion bimë kanabisi

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 10:52

    Tajlanda do të japë një milion bimë kanabisi falas për familjet rreth vendit, në qershor për të shënuar ligjin e ri që u lejon njerëzve të rrisin kanabis në shtëpi.

    Ligji i ri që hyn në fuqi më 9 qershor do t’i lejojë qytetarëve të mbajnë bimë kanabisi në shtëpi pasi të njoftojnë autoritetet lokale, por bimët duhet të përdoren ekskluzivisht për qëllime mjekësore, raporton CNN.

    Kanabisi nuk do të mund të përdoret për qëllim të fitimit nga shitja.

    Tajlanda është bërë shteti i parë në juglindje të Afrikës që legalizoi kanabisin për kërkime mjekësore dhe përdorim.

    Kitty Chopaka, ndërmarrëse që merret me kanabisin për shumë sfera, ka thënë se ligji synon ta hapë një rrugë që njerëzit ta përdorin bimën për mjekësi.

    Ministri i Shëndetit Publik të Tajlandës, Anutin Charnvirakul, gjatë një konference shtypi, më 8 shkurt 2022, pasi nënshkroi ligjin që hiqte kanabisin nga lista e drogave të kontrolluara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!