×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 16:35

    Nesër nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës raporton Gazeta Express

    Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj

    Rendi I ditës:

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
    7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!