×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet masa prej një muaji paraburgim për mjekun që sulmoi fizikisht profesoreshën Pupovci

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 17:38

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Arsim Gashi, mjekut i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!