×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës? Ish-ambasadori e jep një datë

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 18:05

    Kosova ka aplikuar sot për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimi është dorëzuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, Donika Gërvalla. Por, kur mund të bëhet Kosova anëtare e KE’së?

    Një parashikim për këtë e ka dhënë ish-ambasadori Edon Cana, i cili ka qenë ish-shef i misionit të Kosovës në Strasburg të Francës.

    Ai ka deklaruar se beson se për një vit, Kosova mund të jetë anëtare e Këshillit të Europës, shkruan Reporteri.net

    “Unë mendoj që nëse nuk ka vonesë, mund të jemi anëtar në maj të vitit të ardhshëm; nëse nuk ka vonesa”, tha ai në Frontal të T7.

    Sipas tij, sot “është ditë historike për Kosovën” dhe “ditë monumentale e cila pashmangshëm do të kurorëzohet me anëtarësim”.

    Ai tha se Kosova i ka votat e nevojshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ku aplikoi sot.

    Sipas tij, Kosova i ka pasur votat për anëtarësim në KE që në vitin 2013, por tha se “disa shtete mike të Kosovës na kanë ndaluar”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!