×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK’u blen mbi 46 mijë Euro tel bakri

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 20:06

    Mbi 46 mijë euro i ka shpenzuar Korporata Energjetike e Kosovës për furnizim me tel bakri, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë tender fillimisht ishin paraparë të shpenzoheshin rreth 50 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 46 mijë e 37 euro.

    Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur. Kompania që e ka fituar këtë tender është “LIS ARM SH.P.K.” Kohëzgjatja e kontratës është 60 ditë.

    Ky aktivitet i prokurimit ka filluar më 10 mars. Një ditë më pas është publikuar njoftimi për kontratë, derisa kontrata është dhënë më 27 prill.

    Ndërkohë, nënshkrimi i kontratës është bërë më 10 maj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!