×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi jep një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 21:41

    Analisti politik, Jusuf Thaçi ka dhënë një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij,pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, adresimi i Gjykatës Speciale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të ishte momenti ideal i zhbërjes së kësaj gjykate.

    Thaçi është shprehur i bindur se vendimi do të kishte qenë në favor të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

    “Mundet me u adresu edhe një element tjetër që është Gjykata Speciale. Kish me qenë moment ideal që Gjykata Speciale me u adresu në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jam absolutisht i bindur që vendimi kish me qenë në favor të zhbërjes së kësaj gjykate. Nga do që ta shikosh Gjykatën Speciale, del që është cenim I madh I të drejtave të njeriut”, tha Thaçi në Pressing të T7./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!