×
  • Lajme
  • Botë

    Irakiani i armatosur sulmon pasagjerët e trenit në Gjermani

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 22:27

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në Gjermani, ku një person i armatosur me thikë sulmoi pasagjerët e një treni.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë rajonit të Aquisgrana, ku për pasojë 5 persona mbetën të plagosur.

    Sipas policisë, autori i ngjarjes ishte një 31 vjeçar nga Iraku, i cili sulmoi papritur personat që gjeti përpara në tren.

    Grupi hetimor po heton të gjitha pistat dhe nuk përjashton që sulmi të ketë ndodhur për motive terroriste./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!