×
  • Lajme
  • Lajme

    Asfaltit në Kosovë i vendoset rrjetë, Ministria e Infrastrukturës thotë se kjo ia shton jetëgjatësinë

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 21:49

    Ministria e Infrastrukturës ka bërë riparimin e rrugës në segmentin Prishtinë – Gjilan.

    Në këtë projekt është bërë edhe përdorimi i rrjetës së polimerit, që duket si një risi.

    Ato do të bëjnë ndaljen e dridhjeve dhe shpërndarjen e peshës së veturave gjë që do të rrisë jetëgjatësinë e asfaltit.

    Një strukturë e tillë përballon edhe temperaturat ekstreme, ndërsa po mirëpritet nga qytetarët e vozitësit.

    Një metër katror e kësaj rrjete, me çmimin aktual në treg, kushton rreth 6 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!