×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufiri në Morinë “pushtohet” nga turistët, mbi 3 mijë persona hynë në Shqipëri sot

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 22:39

    Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave, ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

    Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha se ditët e fundit është parë një fluks i lartë i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

    Ai tha se vetëm sot në pikën kufitare të Morinës janë futur 3,230 shtetas dhe 1,421 mjete.

    “Hyrje e shtetasve të huaj dhe shqiptar në pikën kufitare të Morinës nga ora 24:00 deri në orën 14:30 janë 3, 230 shtetas dhe 1,421 mjete, në dalje 3,345 shtetas dhe 1,497 mjete. Nga bashkëpunimi edhe me Policinë e Kosovës, është punuar me kapacitet të plotë dhe kalimi ka qenë i shpejtë dhe pa probleme”, tha Kuçana për ATSH-në.

    Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të majit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!