×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrëfikësit thyejnë derën e banesës, gjejnë të vdekur burrin nga Prizreni

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 8:49

    Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte në një objekt banesor në Prizren. Kur në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e nevojshme dhe është thyer dera e banesës, aty është hasur një trup i pajetë, i gjinisë mashkullore.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, tha policia, transmeton Express.

    Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!