Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrës së Dubravës, në të cilën regjimi gjenocidal serb prej 19 deri më 24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.
Ajo tha se emrat e të vrarëve do të jenë dëshmi gjithnjë e egërsisë së serbëve.
“Pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb, i cili mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht”, ka thënë Osmani.
Osmani ka bërë thirrje që drejtësia të sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë, pasi ka thënë se ka dëshmitarë të mbijetuar nga masakra e atëhershme që ende është e pandëshkuar.
“Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, ka Osmani.