×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz: Rruga e shkurtër drejt BE-së për Ukrainën, e padrejtë ndaj Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 12:49

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të fillojë përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar Kievin në mbulimin e miliarda eurove që do të kushtojë rindërtimi.

    Megjithatë, ai ka theksuar se kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE nuk mund të përshpejtohet pavarësisht pushtimit rus, raporton CNN.

    “Nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE,” tha Scholz, duke shtuar se blloku duhet të gjejë një mënyrë “të shpejtë dhe pragmatike” për të ndihmuar Kievin, transmeton Reporteri.net.

    Ai theksoi se një përjashtim i tillë ndaj Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në BE do të ishte i padrejtë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegoviës që gjithashtu kërkojnë anëtarësim në bllok.

    “Një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, që gjithashtu kërkojnë anëtarësim në bllok”, tha kancelari gjerman.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz po ashtu tha se do të udhëtojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, përkatësisht më 23 -24 qershor. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!