×
  • Lajme
  • Botë

    Lejoi qenin të vraponte brenda një xhamie, gruaja katolike rrezikon 5 vjet burg

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 13:33

    Një grua katolike mund të dënohet me 5 vite burg në Indonezi pasi lejoi qenin që të vraponte brenda një xhamie.


    Qentë konsiderohen si një kafshë e papastër nga myslimanët konservatorë, shkruan “Daily Mail”. Ndër akuzat përfshihen edhe këpucët e gruas, të cilat janë një tjetër shenjë mosrespekti për xhaminë.

    Pamjet janë publikuar online, ku duket se debaton me hoxhën e xhamisë. Kur ai e pyeti se çfarë feje i përket, ajo dëgjohet duke i thënë “katolike” para se ti thoshte se donte të martohej me burrin e saj në xhami.

    Ndërkohë klerikët më të lartë të Islamit bënë thirrje për qetësi mes frikës se mund të shkaktojë zënka mes myslimanëve e katolikëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!