Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë e ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për kosovarët. Ajo thotë se deri më tani janë mbledhur mbi 12 mijë nënshkrime.
“Javën e kaluar kam vizituar Kosovën për herë të parë, për të takuar qytetarë, OJQ-në Emisarë të Vjenës, kryetare e së cilës jam, dhe për të gjetur partnerë që të angazhohemi për integrimin në BE të atyre vendeve që duan këtë. Misioni ynë është që një ditë të gjitha vendet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, për të ruajtur paqen dhe demokracinë në BE”, tha Kati Schneeberger në emisionin “Info Plus”, në RTK.
Now it's time for: „Visa-Liberalization for the Republic of Kosovo 🇽🇰”
Lexo edhe:🖊️Sign & Share ‼️ ➡️https://t.co/lFGqupyC2X
Do not isolate Kosovo. Equal rights for citizens of Kosovo as for EU citizens. Equal rights for all Europeans. 🇪🇺 pic.twitter.com/nUICIEJinJ
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 26, 2022
Ajo ka deklaruar se peticionin do ta dorëzojë te presidenti i Këshillit Evropian, pastaj presidenti i Francës, në Parlamentin Evropian, por edhe në shumë vende të BE-së.
“Unë e kuptoj dhimbjen e njerëzve në Kosovë dhe për këtë kam filluar këtë fushatë për liberalizimin e vizave për ta. Kushdo qoftë në botë mund ta nënshkruaj këtë peticion, pra edhe qytetarët e Kosovës. Kushdo që na mbështetë duhet ta nënshkruajë. Tashmë kanë nënshkruar diku mbi 12 mijë persona dhe numri vazhdon të rritet. Kam një ndjenjë se këtë do ta nënshkruajnë edhe shumë të tjerë dhe këtë peticion ta dorëzojmë para Samitit, më 20 qershor. Këtë do ta dorëzoj te presidenti i Këshillit Evropian, pastaj presidenti i Francës, në Parlamentin Evropian, por edhe në shumë vende të BE-së”, tha ajo.
Shumë vende, thotë ajo, janë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por ka dy përjashtime që janë: Franca dhe Holanda.
“Presidenti Makron duhet ta ketë parasysh këtë kërkesë, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”, tha pos tjerash Kati Schneeberger.
Peticioni i nisur nga ajo quhet “Liberalizim të vizave për Kosovën, tani!”.
Ndryshe, nisma e Schneeberger është përkrahur edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky peticion që ka për qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma pare, deri tash është nënshkruar nga mbi 50 persona.
“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.
Ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.
Lunacek ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar shokët dhe familjet në BE.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërnajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar shokët dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet këtë vit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar.
“Lidhur me këtë duhet t’i pyesni ata. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë edhe gjatë vizitës së fundit të ministres dhe ministrit vitin e kaluar. Për ne kjo çështje është vonuar dhe ky është mendimi edhe i shumicës së vendeve të tjera. Mendoj se ai ka më shumë gjasa të vijë herët, sesa vonë. Dhe unë nuk jam vetëm ambasadori i fundit. Shpresoj se liberalizimi do të vijë këtë vit”, ka deklaruar Rohde./Reporteri.net
Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizimin e vizave për kosovarët, përkrahet edhe nga Lunacek