Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një intervistë ka folur për atë se si po ecin punët në Ministrinë e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Sallahu teksa është munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrinë që punon kryhen punët, ka marrë një shembull të padëgjuar deri më tash.
Ai ka thënë se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministrinë që i takon, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.