Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar nga Arabia Saudite, ku ndodhet në një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), se “ekziston rreziku” për përfshirjen e vendeve të treta në konfliktin ukrainas.
Deklaratat e Lavrovit erdhën pasi Presidenti amerikan Joe Biden, tha se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara, për të goditur shënjestra strategjike.
Lavrov tha: “Së pari, një plan i tillë shkel kufijtë e marrëdhënieve diplomatike. Së dyti, është një provokim direkt që ka si qëllim futjen e Perëndimit në luftë”.
“Unë do të them sinqerisht se në BE, veçanërisht në pjesën veriore të saj, ka politikanë që janë të gatshëm të shkojnë në këtë çmenduri për të kënaqur ambiciet e tyre, por vendet serioze sigurisht e dinë mirë papranueshmërinë e skenarëve të tillë”, u shpreh Lavrov, sipas agjencisë së lajmeve TASS./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.