Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, William Montgomery ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i vërtetë dhe për këtë gjë ai ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Montgomery ka thënë se palët në dialog vetëm po shtiren se po bëjnë diçka, kur në fakt nuk po bëjnë asgjë. Ai ka kërkuar që BE të ndalet së përdoruri termin “dialog”.
“Nuk ka dialog të vërtetë mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së. Ka vetëm një justifikim patetik dhe shtirje se diçka po ndodh, kur nuk po ndodh dhe nuk ka ndodhur për vite me radhë. Ka shumë arsye për këtë gjë dhe faji bie mbi dyja palët, por fajtori kryesor është Kurti, i cili bën provokime të përsëritura dhe nuk ka gatishmëri për të respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel disa vite më parë”, ka thënë Montgomery për Kosovo Online.
Ai ka kritikuar Kurtin edhe për mungesë të politikave për rritjen e standardit të jetesës në Kosovë, përmes tërheqjes së investimeve dhe përmirësimit të përgjithshëm të situatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.