Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim kongresmenin amerikan Eliot Engel, mirëpo takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.
Takimi filloi në ora 09:00, ashtu siç ishte paraparë, mirëpo asnjëri nuk folën asgjë rreth takimit të përbashkët, njofton Klan Kosova.
Engel erdhi në Kosovë më 4 qershor ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Amerikani dje takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa gjatë ditës mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.