×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti po vlerësohet si më e mbyllura ndaj komunitetit LGBTIQ+

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 7:38

    Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Sociale, vlerëson që Qeveria Kurti është më e mbyllura sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTIQ+.

    Nuhiu në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që edhe në hapjen zyrtare të Javës së Krenarisë, krerët e shtetit thanë fjalë të mira sipas tij, vetëm për të dalë korrekt politikisht.

    “S’po them që qeveritë e tjera kanë qenë më të mira, por kjo është e mbyllur kundrejt këtyre çështjeve. Mesazhi s’ka qenë i keq, por janë forma që me dalë politikisht korrekt dhe thonë fjalë të mira. Për mua nuk kanë rëndësi mesazhet, por veprimet. Është një prej situatave ku një qeveri e tërë është e mbyllur karshi çështjeve të LGBTI+”.

    “Viti i fundit duhet mu karakterizu me regres të theksuar sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtave të personave LGBTI+ në Kosovë. Tu e pasë parasysh që kemi pasë sfida gjatë kohës kur është mbajtur seanca plenare rreth Kodit Civil, ku për herë të parë në hishtorinë e legjislaturave të Kosovës që deputetët e folën një gjuhë ofenduese, të urrejtjes dhe të gërditshme dhe mendoj që ky ka qenë një shqetësim i madh i cili na kthen shumë hapa prapa”.

    Në Prishtinë më 6 qershor nisi Java e Krenarisë, teksa organizatat joqeveritare thanë se është shënuar regres në respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe autoritetet u zotuan se do të angazhohen në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë.

    Në Qeverinë e Kosovës u bë hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, që është organizimi i gjashtë me radhë i këtij lloji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!