Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që Ministri i Jashtëm i Turqishë, Mevlut Çavusoglu pati sot me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti shihet i buzëqeshur teksa mirëpret kryediplomatin turk, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, shkruhet në mbishkrimin e videos.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu paraprakisht njoftoi në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Çavusoglu tha se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunim si dhe për kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s.
“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.
#Kosova Başbakanı Kurti’yle işbirliğimizi geliştirme imkanlarını ele aldık. FETÖ mevcudiyetinin Kosova için oluşturduğu tehdidi vurguladık.
Discussed modalities to advance our cooperation w/PM @albinkurti of #Kosovo. Stressed the threat posed by terrorist organization FETO. 🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/Teeclq3xpO
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 19, 2022