×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi gjobitet me 5 mijë Euro për gjuhën banale në TV ndaj Milaim Zekës

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 17:29

    Me 5 mijë euro është gjobitur avokati Tomë Gashi për disa ofendime që i kishte bërë në  nëntor të vitit 2020, në një studio televizive në drejtim të gazetarit dhe komentatorit politik, Milaim Zeka, shkruan Reporteri.net.

    Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri për Kanal 10 ka thënë se vendimi erdhi për shkak të shkeljes së rëndë të të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga ana e Gashit.

    Vendimi thotë se ofendimet  e bëra nga Gashi në një televizion i cili shikohet nga moshat e ndryshme janë të papranueshme për një avokat profesionist.

    Avokati Gashi ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë vendim, Ndërkohë, Milaim Zeka e ka cilësuar këtë vendim si të duhur.

    Në një paraqitje televizive në Kanal 10, avokati Tomë Gashi teksa po fliste për Gjykatën Speciale i është referuar me gjuhë fyese Milaim Zekës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!