Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë një deklaratë interesante ndërsa ka folur për të ardhurat e tij gjatë një debati me ekonomistin Hekuran Murati.
Ndërsa ekonomisti i tha deputetit të AAK-së se fiton 60 mijë në vit, ky i fundit i tha se e ka rrogën e deputetit. Por ekonomisti Murati ju kundërpërgjigj duke i thënë se paga e një deputeti në vit është 24 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
I zënë ngushtë, pasi ekonomisti i tha se janë “edhe do të tjera (para), p.sh. të gruas”, Berisha reagoi cuditshëm duke pyetur: Cka me ba tash, a me lëshu gruan a?”
Sidoqoftë, Berisha teksa fliste për punësimet në PTK, e pranoi se edhe partia e tij ka ndikuar në punësime, por theksoi se nuk krahasohet numri i të punësuarve të tyre me punësimet e mëhershme./Reporteri.net/.