×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli kërkon një tjetër shqiptar për ta zëvendësuar Shaqirin

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 18:07

    Liverpooli është në kërkim të një futbollisti që do të mund ta zëvendësonte Xherdan Shaqirin e lënduar.


    Shaqiri u lëndua gjatë kohës kur ishte me Kombëtaren e Zvicrës, lëndim ky që do ta mbajë atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, shkruan Reporteri.net

    Jurgen Klopp ka konfirmuar që Shaqiri ka pësuar një çarje të pulpit të këmbës dhe pritet të mungojë një kohë.

    Tani Liverpooli është hedhur në kërkim të shërbimeve të një shqiptari tjetër. Bëhet fjalë për ish anëtarin e Manchester United, Adnan Januazaj.

    Januzaj është rikthyer në formën e tij më të mirë. Kjo falë paraqitjeve në klubin spanjoll Real Sociedad.

    Jurgen Klopp e ka parë Januzajn si futbollistin ideal për ta zëvendësuar gjilanasin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!