Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar zgjedhjet e brendshme në degën e saj në Lipjan. Për të tretën herë, kryetar i LDK-së në këtë degë është zgjedhur Imri Ahmeti.
Pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë, Ahmeti ka falënderuar Lipjanin.
“Faleminderit Lipjan! Besimi juaj obligim e motiv shtesë për të vazhduar me korrektësi e përgjegjësi me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti para disa muajve kishte thënë se nuk e ka në plan që të kandidojë për pozitën e të parit të LDK-së, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga strukturat e partisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.