×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Guxo themelon degën në Prishtinë

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 13:42

    Lista Guxo do të themelojë degën e saj edhe në Prishtinë, lajmëroi kjo parti politike përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Reporteri.net”.

    Kuvendin themelues të degës në Prishtinë, Lista Guxo lajmëroi se e mbajnë më 31 gusht në Hotel Sirius.

    “Një Prishtinë aktive në politikë, që merr pjesë në vendosjen e fatit të qytetarëve që jetojnë në të, që mbron interesat, dinjitetin dhe shpirtin urban dhe tolerant të Kryeqytetit, është misioni ynë i përbashkët në veprimin tonë politik drejt formimit të degës së ‘Guxo’ në Prishtinë”.

    Ky formacion i ri politik që derivoi nga një mini-skizëm prej Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e vitit 2021 dhe u shkri në listën e përbashkët elektorale me Lëvizjen Vetëvendosje, saktësisht pas një viti u regjistrua si parti politike në KQZ.

    Kjo Listë u formua nga Vjosa Osmani pas shkarkimit të saj nga LDK-ja.

    Lista Guxo udhëhiqet nga Donika Gërvalla, aktualisht ministre e jashtme.

    Kohëve të fundit u përflit dorëheqja e njërës nga anëtaret kyçe të saj, Doarsa Kica Xhelili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!