Presidenti serbe, Aleksandar Vuçiq ka thënë se i ka lënduar shumë njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit.
Vuçiq këto deklarata i ka bërë në një intervistë për “Jerusalem Post”.
“Unë gjithmonë do t’i konsideroj hebrenjtë si miq të vërtetë të serbëve, që do të jenë gjithmonë në të njëjtën anë të historisë. Dhe po, Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës, gjë që na lëndoi shumë. Por ne bëmë të pamundurën për ta kapërcyer atë situatë. Dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet tona me mirëbesim dhe se do të jemi në gjendje të krijojmë besim dhe besim të vërtetë midis dy kombeve tona”, ka thënë Vuçiq.
Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit të kaluar, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.