×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftoj ndërkombëtarët të vinë të shohin sa e (pa)drejtë është Gjykata Speciale, thotë avokati i Thaçit

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 15:53

    Të vinë të gjitha palët e bashkësisë ndërkombëtare e të shohin çfarë po ndodhë në Gjykatën Speciale – e pastaj ta pyesin veten nëse kjo që po ndodh është e drejtë apo jo, tha avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një intervistë për agjencinë e lajmeve kosovapress, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Nën arrest që nga nëntori i 2020’ës, ku gjykimi thonin të niste pas gjashtë muajsh – e tani janë gati dy vjet e me gjasë gjykimi nuk do të nis në një të ardhme të afërt”.

    Kështu e shpjegoi anomalinë e mosnisjes së gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati Kehoe. “Ftoj këdo”, u shpreh ai, “të vi e të shohë se se si po sillet kjo gjykatë”.

    “Dhe, të pyesin, se a është e drejtë apo jo”, u shpreh avokati.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës, thotë Kehoe, ndërsa nëse shihet aktakuza “ata synojnë të thonë se UÇK-ja ishte organizatë e përfshirë në aktivitete kriminale”.

    Dhe atë, “sipas një terori të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’ t’i fajësojnë këta katër persona”, u shpreh Gregory Kehoe.

    Dokumentet e marra nga Serbia, Kehoe tha se kjo gjykatë nuk duhet t’i pranojë. “Serbia historikisht ka qenë e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe të dëshmitarëve”.

    “Andaj, argumentet që i kemi ngritur janë se ne jemi të thirrur të dimë prej nga vijnë këto dëshmi”, argumentoi avokati. Por jo vetëm kaq, Kehoe thotë se “pyesim kush i shkroi këto dokumente, kur janë shkruar ato”.

    Por edhe “se si ju në Serbi patët kontroll në këto dokumente”.

    “Natyrisht se po”, tha Gregory Kehoe, pyetur se a duhet të ketë vëmendje institucionale më të madhe nga ana e Kosovës.

    “A dëshiron populli i Kosovës gjykatë jo të drejtë, jo transparente, e me gjasë të padrejtë? Sigurisht që jo”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!