×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea fiton ndaj Milanit edhe në “San Siro”

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 22:59

    Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe të dytën kundër Milanit.

    Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Graham Potter fitoi në udhëtim te “Rossonerët”.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Ndeshja nisi keq për vendasit, të cilët mbeten me një futbollist më pak në minutën e 18-të.

    Fikayo Tomori u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Mason Mount në zonën e rreptësisë.

    Nga ky rast përfituan mysafirët, me Jorginhon që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 21-të.

    “Blutë” shënuan edhe njëherë brenda pjesës së parë, me Pierre-Emerick Aubamyeang (39’).

    Chelsea pas kësaj fitore ka 7 pikë dhe tani është lidere në grup, teksa Milani renditet i treti me 4 pikë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!