×
  • Sport
  • Sport

    UEFA nuk sheh arsye për të përjashtuar Bjellorusinë nga kualifikimet e “Euro 2024”

    Reporteri
    12 Tetor 2022 | 21:38

    Te UEFA momentalisht nuk shohin arsye që të përjashtojnë Bjellorusinë nga garat evropiane.

    Së fundmi u raportuar se Bjellorusia mund të përjashtohet nga kualifikimet e Kampionatin Evropian “Euro 2024” pasi që po ndihmon Rusinë në luftën me Ukrainën, transmeton Gazeta Express.

    Mirëpo, presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, ka thënë se nuk po mendohet që të merret një vendim i tillë.

    “Është pak populliste të thuash që duhet t’i përjashtosh. Për momentin nuk shohim arsye për ta bërë këtë. Nëse gjërat ndryshojnë, padyshim që do të reagojmë”, tha ai për “Bild”.

    “Politika duhet të respektojë autoritetin tonë vendimmarrës. Nuk mund t’i themi politikanëve se çfarë duhet të bëjnë ata”, tha presidenti i UEFA-s.

    Kujtojmë se Përfaqësuesja e Bjellorusisë u shortua në Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Kosovën dhe Andorrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!