×
  • Sport
  • Sport

    Benzema fiton Topin e Artë, shpallet futbollisti më i mirë në botë

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 22:16

    Futbollisti francez, Karim Benzema, është fituesi i Topit të Artë të “France Football” për vitin 2022, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e së hënës në Paris.

    Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e sulmuesit të Los Blankos.

    “Duke parë këtë çmim para meje më bën vërtet krenar për punën që kam bërë. Ishte ëndrra e fëmijërisë, të kisha motivimin… Kam pasur dy modele [Zinedine] Zidane dhe Ronaldo dhe gjithmonë e kam pasur këtë ëndërr. ki parasysh se çdo gjë është e mundur”, ka thënë Benzema gjatë marrjes së çmimit.

    Me çmimin “Kopa Tropy” France Fotball ka shpërblyer mesfusorin e Barcelonës Gavi.

    Mesushori i Barcelonës është zgjedhur si lojatari ë i mirë në botë për moshat U21, kurse në pozitën e dytë përfundoi lojtari i Real Madrid, Edouardo Camavinga, kurse i treti ishte anëtari i Bayern Munich, Jamal Musiala.

    Ndërkaq, ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares së Senegalit, Sadio Mane ka pranuar çmimin ‘Socrates’.

    “Jam vërtet i lumtur që jam mysafir sonte. Ndonjëherë jam pak i turpshëm, por jam vërtet i lumtur që bëj atë që mund të bëj për njerëzit e mi për t’i përmirësuar gjërat”, ka thënë Mane gjatë marrjes së cmimit.

    Ky çmim ju shkon lojtarëve që prekin dhe luftojnë më shumë për problemet sociale dhe emri i duhur për ta fituar ëktë trofe është Sadio Mane.

    Kure për femrat ishte Alexia Putellas që fitoi Topin e Artë për vitin 2022.

    Kjo është hera e dytë për Putellas që fiton Topin e Artë.

    Robert Lewandowski fitoi trofeun Gerd Muller, që është çmimi i sulmuesit më të mirë.

    Robert Lewandowski shënoi vetëm 57 golat sezonin e kaluar. Ishte sezoni i tij i tetë dhe i fundit në Bayern Munich, pasi kaloi te Barcelona.

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë në botë, për sezonin 2021/22.

    Courtois i është ndarë çmimi ‘Yashine Trophy’.

    Man City u shpall klubi i vitit, kjo bazohet në atë që City ka nominimet më individuale në kategoritë e gjashtë, duke përfshirë Lucy Bronze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!