Dje, klubi i tenisit Diellix ka qenë cak i hajnave të cilët kanë arritur të futen në terrenet e tenisit në Taukbashqe dhe të shkaktojnë dëmë të konsideruar për klubin.
Hajnat kanë arritur që brenda fushës te pjesa e deposë së rekuizitave të tenisit të vjedhin 15 reketa dhe topa të tenisit të gjitha këto që ishin në dispozicion të shkollës së tenisit për kategoritë e reja.
Gjithashtu, është dëmtuar njëra shtyllë e rrjetës së tenisit, duke pamundësuar zhvillimin e lojës në atë fushë.
Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa janë ndërmarr menjëherë masa që ky rast të mos ndikojë në procesin e ushtrimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.