×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi e kreu dënimin, do të rikthehet në fundjavë

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 18:06

    Vedat Muriqi e vuajti dënimin prej dy ndeshjesh moslojë, të cilin ia dha Komisioni pasi e kishte marrë një karton të kuq në ndeshje me Elchen, kur e kishte goditur një lojtar kundërshtar.

    Sulmuesi kosovar mungoi mbrëmë në humbjen e Mallorcas nga Real Sociedadi me rezultat 0:1.

    Gjithashtu, ekipi ishullor ishte mposhtur edhe nga Sevilla, 0:1 në shtëpi fundjavën e kaluar, në mungesë të përfaqësuesit kosovar.

    E tash, prizrenasi e kreu dënimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Javier Aguierre për ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

    E tash, 28 vjeçari synon të rikthehet për ta ndihmuar ekipin që t’i shmanget rënies nga La Liga, njëjtë si në sezonin e kaluar.

    Muriqi i ka realizuar 4 gola deri tash për Mallorcan dhe është lojtari më në formë i ekipit.

    Pa prezencën e tij, sulmi i ekipit ishullor spanjoll duket i mangët dhe i vakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!