Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri në një situatë të tillë ku hidhen edhe bomba.
Abazi tha se nuk do të ishte fundi i botës nëse mbajtja e zgjedhjeve në veri do të shtyhej për një periudhë të caktuar.
“I dëgjova disa deklarata të KQZ atje që sigurisht që në një situatë të tillë ku hedhen bombat, nuk është lehtë me paramendu që mundet me u mbajt zgjedhjet. Rrjedhimisht nuk do të ishte fundi i botës që të shtyhet për një periudhë të caktuar edhe cështja e zgjedhjeve”, tha ai në T7.
Tutje ai shtoi se ‘edhe sikur të ketë serbë me vullnet të mirë të dalin në zgjedhje e kanë të pamundur sepse e kanë të bëjnë me struktura ilegale të Beogradit’.
Kryetari i KQZ’së: Zgjedhjet në veri nuk mbahen me zor, s’mund ta rrezikojmë askënd
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.