Gazetarët që po raportojnë nga vendngjarja në veri të Kosovës, janë sulmuar edhe një tjetër herë nga qytetarët serbë.
Këtë herë, në drejtim të gazetarëve janë hedhur shok-bomba, nga qytetarë të paidentifikuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky nuk është i vetmi sulm që u është bërë gazetarëve që po raportojnë për gjendjen në Veri.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për rrezikun e vazhdueshëm me të cilin ballafaqohen ekipi i gazetarëve gjatë raportimeve në Veri.
AGK ka dënuar shpërthimin që ndodhi në afërsi të ekipit të gazetarëve të RTV Dukagjinit, teksa po raportonin për situatën në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.
AGK: Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.