Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian miratoi statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën.
Radio Evropa e Lirë mësoi se ministrat përgjegjës për çështjet evropiane, në një takim që është ende në vazhdim, kanë miratuar tashmë konkluzionet ku thuhet se “rekomandohet që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.
Ky vendim i ministrave më pas do të konfirmohet nga krerët e shteteve të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor, përcjell Reporteri.net.
REL kishte parë më parë dokumentin që duhet të miratohet në fund të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku thuhet se “në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli thekson urgjencën që vendi të ecë përpara në rrugën e tij drejt BE-së. ”
“Veçanërisht përmes përmbushjes së të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për pranimin në BE të identifikuara në Opinionin e Komisionit Evropian për kërkesën e BiH për anëtarësim në BE, i cili u miratua nga Këshilli në vitin 2019”, thuhet në konkluzionet.
Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë në BE për Bosnjë dhe Hercegovinën, me shpresën se do të përmbushen tetë kushte specifike:
Të miratojë me prioritet ndryshimet në ligjin ekzistues për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial
Të miratojë ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial dhe miraton ligjin për gjykatat e Bosnjës dhe Hercegovinës
MKiratimin e një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit
Të ndërmarrë hapa vendimtarë për të forcuar parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Të përmirësojë me vendosmëri punën për të siguruar një koordinim efektiv në të gjitha nivelet e kapaciteteve të menaxhimit të kufirit, si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit të azilit
Të sigurojë ndalimin e torturës, veçanërisht duke krijuar një mekanizëm parandalues kombëtar kundër torturës dhe keqtrajtimit
Garantojnë lirinë e shprehjes dhe të medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht duke siguruar procedura të duhura gjyqësore në rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias
Të sigurojë rezultate në funksionimin në të gjitha nivelet e mekanizmit koordinues për çështjet e BE-së, duke përfshirë zhvillimin dhe miratimin e programit kombëtar për miratimin e acquis të BE-së./Reporteri.net/