Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, qysh prej vitit 2019, marketet në Kosovë janë të obliguara që përkrah produkteve të importuara nga jashtë, të vendosin edhe flamurin e origjinës.
Mirëpo, me thirrjet e fundit për bojkotim të produkteve serbe, kjo duket se i ka shkaktuar telashe marketeve që megjithatë vazhdojnë ekspozimin e produkteve të importuara nga Serbia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për t’u ikur kritikave të tilla, një prej pikave të ETC’së në Kosovë ka kamufluar produktet “CocaCola”, të importuara nga Serbia, duke mos u vendosur flamurin e Serbisë por të një shteti tjetër.
Në vend të flamurit serb, ata kanë vendosur ngjitur flamurin e Belgjikës, kinse si shtet prej ku janë importuar këto pije.
Megjithatë, në ambalazhin e këtyre pijeve, qartazi figuron Serbia si shtet i origjinës.
Apeli për bojkotim të produkteve serbe është intensifikuar dukshëm pas tensioneve të fundit në veri; megjithatë, si thirrje, ka kohë që mbizotëron në Kosovë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.