×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Biden zotohet se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet

    Reporteri
    21 Janar 2023 | 16:14

    Presidenti i SHBA Joe Biden iu përgjigj një pyetjeje nëse ai mbështet dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, duke thënë se vendi do të marrë “të gjithë ndihmën” që i nevojitet për të luftuar kundër trupave ruse.

    Teksa po largohej nga një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha: “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet”.

    Ditët e fundit, zyrtarët gjermanë kanë treguar se nuk do të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë ose nuk do të lejojnë ndonjë vend tjetër me tanke të prodhuara gjermane në inventarin e tyre ta bëjë këtë përveç nëse SHBA bie dakord të dërgojë M1 Abrams./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!