×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtarët e FSK-së e shpëtojnë edhe nënën e 2-vjeçares që e nxorën nga rrënojat në Turqi

    Reporteri
    08 Shkurt 2023 | 22:10

    Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur ta nxjerrin edhe nënën e fëmijut 2-vjeçar nga rrënojat pas tërmetit në Turqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se “heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijë dy vjeçar.

    “Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj”, ka bërë të ditur Mehaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kujtojmë se më herët, FSK-ja ka bërë të ditur se në qytetin Hatay të Turqisë, pjesëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat një fëmijë 2-vjeçar, teksa më vonë publikuan edhe pamje.

    Ndërsa, numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri tashmë e ka kaluar shifrën 11 mijë, ndërsa i atyre të plagosurve mbi 50 mijë.

    Momenti kur Forca e Sigurisë së Kosovës nxjerrë të gjallë një dy vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!