Anëtari i LDK-së, Anton Berisha ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Berisha ak thënë se 28 nëntori 1912 dhe 17 shkurti 2008 janë dy ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Berisha thotë se të dy festat janë pjesë e një koncepti politik prandaj duhen të jenë edhe festa zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

“28 NËNTORI 1912 dhe 17 SHKURTI 2008 janë dy ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar.????

Reklamë

Të dy shtetet janë kurorëzim i përpjekjeve shekullore të mbështetura në idenë politike të artikuluar nga rilindasit për shkëputje nga dominimi otomano-sllav dhe për t’u kthyer në gjenezën europiane.

Të dy festat janë pjesë e një koncepti politik prandaj duhen të jenë edhe festa zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës.????”, shkruan ai.