Nuk ka siguri në Evropë pa NATO-n dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë është fakti që Europa dhe SHBA janë bashkë në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
”NATO do të qëndrojë pranë ukrainasve për aq kohë sa duhet, ne nuk do ta lejojmë Putinin të fitojë konfliktin”, përsëriti Stoltenberg duke theksuar se siguria është një çështje globale dhe çfarë ndodh në Evropë ka implikime në Azi dhe anasjelltas.
”Nëse Putini do të fitonte në Ukrainë kjo do të ndikonte në llogaritë që bëjnë në Pekin”, paralajmëroi ai.
Për faktin se lufta mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve, Stoltenberg kujtoi se negociatat ndikohen nga ajo që ndodh në fushën e betejës dhe se për këtë arsye duhej mbështetje për Kievin në mënyrë që të mundet të shkojë në bisedimet e paqes nga pozicioni i forcës, në mënyrë që të detyrojë Putinin për një paqe të qëndrueshme. /ATSH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.