Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në 15 vjetorin e pavarësisë, ka folur për arritjet e Kosovës gjatë këtyre viteve dhe pengesat që ajo ka pasur si në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare.
Një nga arsyet se përse Kosova nuk është aty ku duhet, Memli Krasniqi e gjen tek ajo që ai e quan opozita e molotovëve.
Sipas kreut të PDK-së, nëse nuk do të kishte një opozitarizëm agresiv, Kosova do të ishte anëtarësuar në OKB si dhe do të kishte përmbyllur dialogun me Serbinë. Njëherit, Krasniqi tha se edhe liberalizimi i vizave do të kishte ndodhur 5 vite më parë.
“Nuk ka përfunduar rrugëtimi ynë për të përfunduar ëndrrën që kishim përpara 15 vitesh kur e shpallëm Kosovën shtet. Shumë gjëra të papritura ndodhen dhe penguan ambiciet tona. Kosova në 15 vite është shumë. Unë besoj se nëse nuk do të kishim një opozitarizëm agresiv me bomba molotov, Kosova do ta kishte mbyllur dialogun me Serbinë dhe tashmë do të ishte anëtarësuar e OKB. Gjëra të rëndësishme si liberalizimi i vizave do të kishte ndodhur 5 vite më herët”, ka deklaruar Krasniqi për A2CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.