Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth përzgjedhjes së datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj ka deklaruar se katër javë më herët ka qenë në dijeni se 17 shkurti do të jetë data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Katër javë më herët e kam ditë datën saktë kur do të shpallet. Në mes të dhjetorit e kam ditë që do të jetë janari ose shkurti. Në atë kohë e pamë që ndërkombëtarët e krijuan mundësinë që ne të marrim vendime të pavarura. Ka qenë mesi i janarit, kur e kemi ditë datën, një grup i njerëzve, që realisht nuk është fol”, ka deklaruar Hoxhaj në T7.
Tutje, ai tha se “data është përcaktu në koordinim të ngushtë mes Hashim Thacit dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.