Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në pozitën e ambasadorit është i papranueshëm.
Tutje ai shkruan se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk i përfaqëson qytetarët e Kosovës.
“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri.
Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.